Treshja shkupjane vazhdon bashkëpunimin me Vllazninë e Pozhoranit

Treshja shkupjane, Leonard Kallaba, Shaban Sulejmani dhe portieri Jasir Bajrami kanë vazhduar bashkëpunimin me Vllazninë e Pozhoranit, me të cilën skuadër vitin e kaluar shkruajtën historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar, njofton “infOSport.mk”.

Lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit e kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e skuadrës nga Pozhorani, përmes faqes së tyre zyrtare në “facebook”, ku kishin  shpalosur gjithë 11 emrat e futbollistëve me të cilët kishin vazhduar bashkëpunimin, në mesin e të cilëve ndodheshe edhe treshja shkupjane.

Që të tre pritet të nënshkruajnë kontrata një vjeçare, ndërsa me ta në skuadër drejtuesit e klubit nga Pozherani shpresojnë që Vllaznia të paraqitet sa më mirë në Vala Superligën e Kosovës.

Përveç vazhdimit të bashkëpunimit me Kallabën, Sulejmanin dhe Bajramin, Vllaznia e Pozheranit gjithashtu vazhdoi kontratat edhe me futbollistët si, Lirian Ferati, Elbasan Jakupi, Ejup Brruti, Ardian Mustafa , Armend Miftari, Betim Syla, Ardian Terziu, Festim Alidema, Valentin Pira, Uran Ramadani, Drilon Shurdhani dhe Granit Halimi.

Të gjithë këto emra ishin pjesë e atij suksesi historik, ndërsa drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë ditë më parë përforcuan skuadrën edhe me tre emra të rinj, si Elbasan Thaqi dhe Shkumbin Salihun, të cilët i transferuan nga rradhët e Ferizajit si dhe Alban Rexhepin, të cilin e morrën nga skuadra gjilanase e Dritës.

Leave a Reply