Futsal Karadaku me stil kualifikohet në çerekfinale, demolon Klimi midis Kavadarit

Futsal Kardaku me stil është kualifikuar për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, teksa sonte në Kavadar mundi bindshëm 8:3 ekipin vendas të Klimi, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Komuna e Likovës ishte kundërshtarë dukshëm më i mirë se ekipi vendas, duke mos e vënë në pikpyetje në asnjë moment fitoren.

Shuajb Shukriu, Jasir Zekiri dhe Artan Junuzi shënuan nga dy gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një gol shtuan edhe Arijat Osmani dhe Hasan Bilalli.

Në këtë mënyrë Futsal Karadaku iu bashkua Futsal Shkupit dhe Arben Bajramit, dy skuadra tjera shqiptare që dje siguruan kualifikimin për në çerekfinale, duke eliminuar rivalët e mëdhenj, Zhelezarecin, gjegjësisht KMF Proekt Ciko. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply