Realizimi i çuditshëm i futbollistit shqiptar, i siguron suksesin skuadrës gjermane (VIDEO)

Valmir Sulejmani ka shënuar në suksesin e Hanoverit kundër Braunshvajg në transfertë, duke ndihmuar skuadrën e tij për të shënuar fitore 2:1, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti shqiptar solli barazpeshën në minutën e 34 të takimit, duke mbyllur një realizim disi të çuditshëm.

Pas një gjuajtje të fortë nga shoku i ekipit që kishte gabuar tërësisht drejtimin e portës, Sulejmani arriti që t’i jap kthesën e duhur sferës me kokë, pavarësisht forcës së madhe të topit që vinte nga predha e distancës.

Deri në fund të takimit, Hanoveri me anë të Marvin Duksh (36’) shënoi edhe golin e dytë, që në fund u tregua vendimtarë për fitoren e 10-të sezonale.

Hanoveri pas 20 xhirove të para në Bundesliga II ka grumbulluar 32 pikë, dhe aktualisht renditet në pozitën e 5-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply