Anulohen të gjitha ndeshjet e sotme në futbollin holandez!

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme të planifikuara për tu zhvilluar gjatë ditës së sotme në elitën e futbollit holandez (Eredivisie), por edhe në ligën e dytë (Eerste Divisie) janë anuluar. Një vendim të tillë ka marrë Federata e Futbollit të këtij vendi, ndërsa shkak është bërë një stuhi dëbore, e cila është parashikuar të godasë Holandën ditën e sotme.

Në mënyrë që të mos rrezikonin, drejtuesit e Federatës kanë marrë vendimin që të gjitha ndeshjet e ditës së sotme të anulohen dhe të zhvillohen në një ditë tjetër.

Në ditët e ardhshme do të ketë edhe një datë të saktë se kur do të zhvillohen ndeshjet e ditës së sotme.

Sot ishin planifikuar të zhvilloheshin 4 ndeshje në Eredevisie, edhe atë: Ajaks-Utreht, Groningen-Fejenord, Vilhem II – Den Hag dhe Venlo-Sparta Roterdam, ndërkohë në Eerste Divisie, në program ishin ndeshjet: Helmdond – Almere dhe Telstar – Breda. (infOSport.mk)

Leave a Reply