Fidan Aliti gjen golin e parë në elitën e futbollit zviceran, shënon një eurogol (VIDEO)

Fidan Aliti ka gjetur golin e tij të parë në elitën e futbollit zviceran, teksa mbrëmë shënoi për Cyrihun në transfertën ndaj Vaduz, njofton “infOSport.mk”.

Aliti shënoi golin e fundit të takimit, mirëpo që në fund vleu vetëm për statistikë, kjo pasi skuadra e Cyrihut në fund pësoi disfatë 3:2.

Në këtë ndeshje përveç Alitit, titullarë te Cyrihu luajti edhe tetovari Blerim Xhemaili si dhe Hekuran Kryeziu, derisa në pjesën e dytë në lojë u inkuadrua edhe  Toni Domgjoni.

Pas 19 ndeshjeve të zhvilluara, Cyrihu me 25 pikë mban pozitën e katërt në renditje, ndërkohë Vaduzi edhe përkundër kësaj fitore vazhdon të mbetet në pozitën e fundit me vetëm 15 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply