Pandev mundi i vetëm ish ekipin e tij, Napolin (VIDEO)

Goran Pandev nuk pyet për moshën. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut sonte doli të jetë protagonistë kryesorë në fitoren 2:1 të Xhenoas ndaj Napolit, duke i shënuar që të dy golat për ekipin nga Luixhi Feraris, njofton “infOSport.mk”.

Golin e parë 37-vjeçari nga Strumica e realizoi në minutën e 11-të, derisa në të 26-tën shënoi golin e dytë personal, të tretin gjatë këtij edicioni.

Shpresat e Napolit i riktheu Mateo Politano me golin e shënuar në minutën e 79-të, ndërsa fare në fund ishte Elif Elmas që tentoi të barazojë shifrat, mirëpo goditja e shkupjanit përfundoi vetëm mbi portë.

Pas kësaj disfate Napoli mbetet në kuotën e 37 pikëve, duke u renditur vetëm në pozitën e 5-të, ndërsa Xhenoa me 24 pikë renditet në pozitën e 11-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply