Goran Pandev ka shkëlqyer në pjesën e parë të takimit kundër Napolit, të vlefshëm për javën e 21-të në Serie A, njofton “infOSport.mk”.
Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut shënoi dy herë në rrjetën e Ospina, duke i siguruar epërsinë komode prej 2:0 Xhenoas përballë Napolit të Xhenaro Gatuzos, i cili edhe në këtë ndeshje ka lënë në stol dyshen shqiptare, Amir Rrahmani – Elseid Hysaj.
Ndërkohë titullar këtë takim që po zhvillohet në “Luixhi Feraris” e nisi shkupjani Elif Elmas, i cili po luan ndaj kapitenit të tij te Maqedonia, i cili edhe pse në moshë shumë më të madhe, po del të jetë shumë më i suksesshëm.
Golin e parë, Pandev e realizoi në minutën e 11-të, kur doli i vetmuar para portierit kundërshtarë, derisa në minutën e 26-të shënoi edhe golin e dytë. (infOSport.mk)