Taulant Seferi ka gjetur edhe golin e dytë me fanellën e Tiranës, teksa shënoi edhe sot përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme të javës së 18-të në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi kumanovar, i cili te Tirana po luan në huazim nga rradhët e skuadrës zvicerane të Jang Bojs, shënoi golin e parë për Tiranën, edhe atë vetëm pas 10 minutave lojë, teksa të njëjtin i’a dedikoi bashkëlojtarit të tij, Kristi Vangjelit, i cili ditë më parë humbi vëllanë e tij, Pavlo Vangjeli në moshë 36-vjeçare.
Vangjeli, kuptohet nuk ishte pjesë e këtij takimi, i cili nuk kishte shumë histori, pasi në minutën e 18-të, Erion Hoxhallari shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për Tiranën, që megjithatë duket larg pozitës së parë.
Me fitoren e sotme, Tirana numëron 26 pikë, plotë 11 më pak se Vllaznia e vendit të parë, ndërkohë Skënderbeu, mbetet i ngulitur në pozitën e fundit me vetëm 12 pikë të grumbulluara. (infOSport.mk)