Klubi Futbollistik Shkëndija nga Hajvalia ka zyrtarizuar miqësoren me KF Shkëndijën nga Tetova, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra kosovare ka udhëtuar drejt Tetovës që të premtën, ndërsa të shtunën ata do të përballen me ekipin e të rinjëve të Shkëndijës së Tetovës, kjo pasi skuadra e parë ndodhet në Antalia të Turqisë.
Ndeshja midis Shkëndijës së Hajvalisë dhe ekipit të të rinjëve të Shkëndijës zhvillohet sot në stadiumin me barë artificial në Tetovë me fillim nga ora 12:00, ndërkohë 3 orë më vonë, ekipi i parë i Shkëndijës i udhëhequr nga Ernest Gjoka do të përballet me skuadrën e njohur ukrainase të Dinamo Kiev.