Dy futbollistët e rinjë dhe të talentuar të Shkëndijës, Shqiprim Taipi dhe Shpend Asani gjashtë muajt e ardhshëm do të luajnë si huazim te skuadra e Shkupit. Vendimi për huazimin e tyre është marrë nga stafi teknik i “kuqezinjëve” me në krye Qatip Osmanin, që vlerëson se të dy kanë nevojë për të luajtur rregullisht, pasi te Shkëndija nuk gjejnë shumë hapësira shkaku i konkurencës së madhe.
Me aktin e huazimit stafi teknik bën me dije se vlerëson Taipin dhe Asanin për të ardhmen, ndërsa besohet se të dyve do t’u bëjë mirë të luajnë në një skuadër ku kalojnë me insistim të stafit teknik të Shkupit, Ardian Nuhiut, i cili parapëlqen që të dy futbollistët.