Mino Raiola dhe Milani kanë gati bashkëpunimin e rradhës. Një ndër menaxherët më të suksesshëm të futbollit thuhet të ju ketë gjetur “Rossonerëve” sulmuesin e së ardhmes.
Bëhet fjalë për Brajan Brobej, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së njohur holandeze të Ajaksit.
Brobej konsiderohet si sulmues i së ardhmes te Ajaksi, mirëpo 19-vjeçari ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën dhe do të largohet në fund të sezonit si futbollist i lirë.
Agjenti i tij Mino Raiola, planifikon që ta transferojë atë te Milani, derisa dritë jeshile kanë dhënë edhe drejtuesit e Milanit.
Brobej ka zhvilluar 20 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 11 gola, dy prej tyre me skuadrën e parë të Ajaksit në Eredivise.