Mbrojtësi i skuadrës së Tiranës, Kristi Vangjeli gjatë ditës së sotme humbi të vëllanë, Pavllon. Një sëmundje e rëndë ka bërë që ish-futbollisti dhe trajneri të largohet para kohe nga jeta, duke pikëlluar familjen dhe mbrojtësin e Tiranës.
Korçari nuk ka mundur të fshehë dot dhimbjen, duke prekur me fjalët drejtuar për vëllanë e humbur. Kristi tregon se sëmundja e rëndë nuk e ndali vrullin e të vëllait, që nuk u dorëzua deri ditën e fundit.
“I dashuri im, paç një rrugë të sigurt! Mbështetja ime, nuk mund ta besoj që të humba kaq shpejt. Sëmundja e rëndë të mposhti ty, por ti nuk u dorëzove asnjëherë. Ishe një luftëtar i madh. Të dua shumë unë dhe ëngjëjt tanë”, – ka shkruar Kristi Vangjeli.