Napoli ka regjistruar edhe një fitore të rradhës, ndërsa sërish në mesin e autorëve të golave u regjistrua shkupjani, Elif Elmas, njofton “infOSport.mk”.
Pasi shënoi në mesjavë ndaj Spezias në Kupë, Elmas shënoi edhe sonte në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të kundër Parmës.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut shënoi golin e parë për “napolitanët” në minutën e 32-të, kur thjeshtë ishte i pandalshëm për 5 mbrojtësit kundërshtarë që nuk arritën të ndalnin dot para se i njëjti të kalonte në epërsi Napolin.
Skuadra e Xhenaro Gatuzos në pjesën e dytë realizoi edhe një gol tjetër me anë të Mateo Politanos, edhe atë në minutën e 82-të.
Ndryshe për Elif Elmas ishte ky goli i dytë sezonal, pas atij ndaj Xhenoas me 27 shtator të vitit të kaluar.
Napoli me 37 pikë dhe një ndeshje më pak se Lacio, që gjithashtu ka 37 pikë, mban pozitën e 5-të në “Serie A”, derisa Parma me vetëm 13 pikë të tubuara renditet në pozitën e parafundit. (infOSport.mk)