Renova demoloi Veleshtën

Renova ka shënuar fitore 6:1 në përballjën miqësore ndaj Veleshtës të zhvilluar në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e tretë në 4 ndeshjet e deritanishme të zhvilluara në kuadër të fazës së përgatitjeve për ekipin e Qatip Osmanit, që si duket po bënë një punë mjaft të mirë me “bardhekaltërit” nga Xhepçishti, që në stinorin pranveror i pret një luftë e madhe për mbijetesë.

Ndryshe më të merituar për fitoren e Renovës në takimin e sotëm përballë skuadrës  strugane të Veleshtës, ishin Remzifaik Selmani dhe Alen Jasharovski, që shënuan nga dy gola, ndërsa golat e parë me ekipin e seniorëve i realizuan edhe dy futbollistët e rinj, Eren Memedi dhe Amar Emruli.

Që të dy këtë janar ishin avansuar në ekipin e parë nga ekipi i të rinjëve, ndërsa që në start po dëshmojnë se bëhet fjalë për futbollistë të talentuar, që do të kërkojnë minutat edhe tyre edhe në ndeshjet kampionale. (infOSport.mk)

Leave a Reply