Skuadra e Levantes aty ku militon edhe reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka surprizuar Real Madridin, duke e mundur me rezultat 2:1 për ndeshjen e vlefshme të xhiros 21 në kampionatin e La Ligas. Enis Bardhi këtë ndeshje nuk ishte i përfshirë në formacion, ndërsa u aktivizua në minutën e 60-të dhe kontriboi në golin e dytë që i solli fitoren Levantes. Bardhi i dhuroi asist Roxher Martinit, me këtë të fundit që shënoi për shifra 2:1, përderisa golin e parë të Levantes e realizoi Morales, ndërkohë për madrilenët rrjetën e gjeti Asensio. Kujtojmë që Reali këtë ndeshje e luajti me një lojtar me pak në fushë që nga minuta e 13-të, pasi me karton të kuq u përjashtua nga loja, Eder Militao.