Struga Trim Lum prezanton përforcimin e parë në këtë merkato

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka prezantuar përforcimin e parë në merkaton e janarit, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për mesfushorin serb, Nemanja Bosançiç, i cili me ekipin strugan ka nënshkruar kontratë për 6 muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lajmin për transferimin e Bosançiç te Struga Trim Lum, “infOSport.mk” e kishte publikuar që me 19 janar, prej kur se i ishte bashkuar skuadrës së tij të re në përgatitje, madje duke zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, madje duke shënuar në përballjen ndaj Pelilsterit (3:2).

Bosançiç te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e skuadrës serbe të Kolubara, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e Indjija, për të luajtur më pas edhe te Borac Çaçak dhe te skuadra malazeze e FK Berane.

Ndryshe Bosançiç në Superligën e Serbisë numëron 23 ndeshje, 1 gol dhe 4 asiste, ndërkohë në Ligën e parë të Serbisë i njëjti ka zhvilluar 108 ndeshje, duke regjistruar 8 gola dhe 8 asiste.

 

Leave a Reply