Shakhtari që mundi Realin, mundi pa probleme edhe Sileksin (VIDEO)

Sileksi avansoi i pari në përballjen kundër gjigandëve ukrainas të Shakhar Donetsk, por në fund e pësoi keq, pasi pësoi disfatë 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër rasteve të shumta të krijuara para portës së Bozhinovskit dhe dy shtyllave, Shakhtari nuk arriti që të shënojë gjatë pjesës së parë, ndërsa një gjë të tillë bëri skuadra nga Kratova, që avansoi me golin e Dejan Tanturovskit në minutën e 42-të. Bllagojeviç mjaft mirë reagoi në shtyllën e parë pas ekzekutimit të një rivënie nga këndi, duke asistuar me thembër për Tanturovskin në shtyllën e dytë, me ç’rast ky i fundit nuk e kishte aspak të vështirë të shënonte në rrjetën e ukrainasve.

Megjithatë gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, kur futbollistët e Shakhtarit arrinin që ti shfrytëzonin rastet e tyre.

Alan Patrik në minutën e 55-të barazoi shifrat në 1:1, ndërsa 10 minuta më vonë Shakhtari falë golit të shënuar nga Kornienko për herë të parë avansoi në këtë ndeshje.

Në të 69-tën Stepanenko shënoi edhe golin e tretë për ukrainasit, ndërkohë Dodo në minutën e 92-të vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Shakhtar Donetsk 4, Sileksi 1.

Për Sileksin ishte kjo ndeshja e tretë e zhvilluar në tokën turke dhe disfata e tretë për këtë skuadër, pas atyre nga Novi Pazar (1:0) dhe Kolos (2:1). (infOSport.mk)

Leave a Reply