Shkëndija ka barazuar 1:1 kundër ukrainase të Zorya Luhansk, në ndeshjen e parë të zhvilluar në tokën turke, ku ditëve në vijim pritet të zhvillojë edhe disa ndeshje tjera kontrolluese në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Doli të jetë kjo një ndeshje mjaft dinamike me shumë aksione të shpejta dhe raste për shënim. Ernest Gjoka e nisi takimin me një 11-she të fortë, ndërsa një sakrifikim nga ana e Besart Ibraimit në minutën e 12-të i mundësoi Lupçe Dorievit për të dalë i vetmuar para portierit kundërshtarë, të cilin e mposhti me një goditje të saktë nga brendia e zonës për rezultat 1:0.
Ekipi i Zorya u kundërpërgjigjë në minutën e 28-të falë eurogolit të shënuar nga Dimitri Homçenovski, cili në ato momente shënoi për 1:1.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa ky rezultat doli të jetë edhe përfundimtarë, pavarësisht rasteve dhe dëshirës për të shënuar nga ana e të dyja skuadrave.
Ndeshjen e rradhës në Antalia të Turqisë, Shkëndija do ta zhvillojë sërish përballë një skuadre ukrainase, që vjen nga Superliga. Fjala është për skuadrën e Desna, që pjesën e parë të sezonit në elitën e futbollit ukrainas e kishte mbyllur në pozitën e tretë, një pozitë më lartë se kundërshtari i sotëm i “kuqezinjëve”, Zorya.
Ndeshja, Shkëndija – Desna në program është me datë 30 janar. (infOSport.mk)