Gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht Ferhan Hasani është prezantuar me fanellën e Partizanit, pjesë e së cilës skuadër do të jetë deri në qershor të vitit 2022. Në këtë mënyrë konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, të cilin e kishim publikuar që 3 ditë më parë.
Të njëjtin e kishin shpërndarë thuajse të gjitha mediat e njohura shqiptare, si SuperSport, Panorama, AbcNews, Sportekspres, neësport, VipSport, etj.
Hasani te Partizani do ti bashkohet dyshes shqiptare nga Maqedonia, Jasir Asani dhe Egzon Belica, ndërsa i njëjti mund të bëjë debutimin që në fundjavë në derbin e madh kundër Vllaznisë.