Frank Lampard nuk është më trajner i Çelzit. Anglezi u shkarkua dje, derisa drejtuesit e skuadrës londineze kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e trajnerit të ri, që do ti udhëheq në vazhdim të kampionatit.
Çelzi me Lampard nuk po arrinte rezultatet e pritura, pavarësisht merkatos së zjarrtë që bënë “blutë” e Londrës, mirëpo sipas “The Athletic”, kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme për shkarkimin e anglezit.
Një arsye tjetër sipas këtij burimi ka qenë përplasja e Lampard me me drejtoreshen sportive të klubit, Marina Granovskaia.
Kjo e fundit nga ana e trajnerit tashmë të shkarkuar, Lampard, kishte kërkuar të aktivizonte më shumë portierin spanjoll, Kepa Arrizabalaga, për të cilin Çelzi i kishte paguar Atletik Bilbaos plotë 80 mln euro.
Për këtë arsye, Granovskaia, e cila është krahu i djathë i presidentit Abramoviç, ka insistuar që Kepa të luante më shumë.
Urdhri nuk është zbatuar nga Lampard dhe një gjë e tillë ka ndikuar që raporti mes tij dhe drejtoreshes sportive të prishej përfundimisht dhe të sillte fundin e aventurës së 42-vjeçarit si kryetrajner i Çelzit, që pas 19 xhirove renditet në pozitën e 9-të me 29 pikë.