Nevil Dede nuk është më trajner i Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për mediat në Shqipëri gjatë kohës që po largohej nga stadiumi së bashku me ndihmësin e tij Olsi Uku, ai deklaroi se projekti i tij nuk përputhej më me atë të drejtuesve të klubit sa i përket mënyrës së të punuarit dhe zhvillimit të lojtarëve.
“Dua të jem korrekt me mediat dhe në respekt të të gjithëve do të bëj publik qëndrimin tim pak më vonë. Besoj tanimë se arsyeja është e qartë për të gjithë. Presidenti mendon ndryshe për projektin apo zhvillimin e lojtarëve, ndërsa unë mendoj ndryshe. Kaq e thjeshtë është. Kur kemi ndasi të tilla është më mirë që të ndahemi. Por për të qenë korrekt gjithë arsyet e vendimit tim do t’i bëj publike në një qëndrim në profilin tim”, është shprehur Dede.
Ndryshe Tirana në takimin e sotëm të zhvilluar në “Selman Stërmasi” përballë Laçit, u mund me rezultatin minimal 1:0, duke u larguar edhe më shumë nga gara për titullin e kampionit. Në këtë ndeshje kampionët e Shqipërisë i udhëhoqi Drejtori Sportiv, Tefik Osmani.