Skuadra e Veleshtës gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takimin e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, në prag të të cilit drejtuesit po punojnë me shumë përkushtim në përforcimin e skuadrës, njofton “infOSport.mk”.
Kështu përveç super transferimit të Bujamin Asanit, i cili te skuadra strugane erdhi nga rradhët e skuadrës kosovare të Ferizajit, drejtuesit e Veleshtës për vete kanë bërë edhe Bllagoja Spiprkoskin, Agon Hajredinin dhe Ylber Lumën, ndërsa nga akademia e klubit kanë marrë dy talentët, Edon Reçi dhe Elmaz Sheji.
Spirkoski luan si mesfushor qendre dhe është një afrim me vlera për objektivat e klubit. Ai te Veleshta vjen nga rradhët e Sileksit, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Brozany dhe Jihlava në Çeki, si dhe me Pobedën, Bregallnicën dhe Labunishtin në futbollin tonë vendor.
Mesfushori 20 vjeçar, Agon Hajredini u transferua nga rradhët e Struga Trim Lum, ndërsa i njëjti më herët ka qënë pjesë e të rinjve të Shkëndijës së Tetovës dhe Dritës së Bogovinës.
Ndërkohë sa i përket përforcimit të fundit, mbrojtësit 22-vjeçar, Ylber Luma, ky i fundit vjen nga ekipi i Vardar Forinës, ndërsa gjithashtu sikurse Hajredini kishte nisur me grupmoshat e reja të Shkëndijës, për tu transferuar më pas edhe te Renova, ndërkohë si profesionist kishte luajtur edhe në Kosovë me skuadrat e Ferizajit dhe Vitisë. (infOSport.mk)