Lavdrim Skenderi një futbollistë i lirë

Lavdrim Skenderi tashmë disa ditë ka ndërprerë bashkëpunimin me Teteksin dhe është në kërkim të një mjedisi të ri, ku do të mund të vazhdonte karrierën e tij, njofton “infOSport.mk”.  Bëhet fjalë për një futbollistë 27-vjeçar, i cili ka një karrierë të pasur futbollistike, ndërsa gjithashtu numëron plotë 134 ndeshje dhe 13 gola të shënuar në ndeshjet e Ligës së Parë.

Ai Teteksit iu bashkua verën e vitit 2020-të,kur erdhi nga rradhët e Gostivarit, fanellën e së cilës skuadër e kishte veshur në dy periudha të ndryshme, njëjtë sikurse edhe atë të Renovës.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, sulmuesi Skenderi gjithashtu kishte luajtur edhe me Ferizajin në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply