Ka përfunduar përballja e “zjarrtë” midis Mançester Junajtedit dhe Liverpullit, e vlefshme për 1/16 e finales së FA Kupës angleze. Edhe përkundër disavntazhit që kishin, “Djajtë e Kuq” në fund triumfuan me rezultatin e ngugshtë 3:2, duke prerë në këtë mënyrë biletën për 1/8 e finales.
Ishte Mohamed Sallah ai që pas asistimit të brazilianit, Firmino, zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe vetëm 8 minuta më pas, Grinvud riktheu në lojë Junajtedin, duke shënuar golin e barazimit pas asistit të Rashford.
Me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit kaluan të parët në epërsi.
Dyshja që bashkëpunuan te goli i parë ndryshuan vendet, pra Grinvud këtë herë asistoi për Rashford, i cili nuk fali dhe vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë kaloi për herë të parë në këtë ndeshje Junajtedin në epërsi.
Mirëpo, Salah sërish barazoi rezultatin pasi u asistua prapë nga Firmino në minutën e 58-të.
Loja ndryshoi për mirë për Junajtedin kur në lojë u inkuadrua portugezi, Bruno Fernandesh, i cili në minutën e 78-të memjaft mjeshtëri ekzekutoi goditjen e dënimit, duke shënuar edhe golin e tretë në rrjetën e Alison Beker, për rezultat përfundimtarë, Mançester Junajtedi 3, Liverpulli 2.
Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua në minutën e 81-të, mirëpo pa mundur të ndryshojë gjë.
Me këtë fitore, Junajtedi me plotë meritë u kualifikua për në në rrethin tjetër të FA Kupës, aty ku do të luajnë edhe Çelzi, Leçester Siti dhe Bërnli. (infOSport.mk)