Skuadra e Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme në Ohër ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në elitën e futbollit vendor,njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Srgjan Zaharievski u përballë me ekipin strugan të Veleshtës, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim. Në këtë ndeshje të dy trajnerët ju dhanë mundësinë të gjithë futbollistëve që kishin në disponim, ndërsa duke pasur parasysh ndryshimet e shumta, por edhe ngërçin që vërehet ende tek disa prej futbollistëve, në fund rrjetat pushuan.
Ndryshe, ishte ky barazimi i tretë për Struga Trim Lum, skuadër kjo që për disa ditë ndodhej në Durrës, aty ku zhvilloi dy miqëosre të tjera ndaj skuadrave kosovare. Fillimisht ekipi strugan kishte barazuar 3:3 me Gjilanin, që më pas të barazoj me shifrat 1:1 ndaj Feronikelit të Besmir Bojkut, futbollistit strugan, i cili me mjaft sukses po paraqitet te skuadra nga Drenasi që garon në Superligën e Kosovës. (infOSport.mk)