Sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, është gjithnjë e më larg Romës, pas përplasjes që pati me trajnerin Paulo Fonseka.
Sipas mediave italiane, lojtarët e Romës ishin revoltuar dhe kishin vendosur ti kundërvihen trajnerit, Paulo Fonseka, derisa kryesori në këtë ngjarje ishte Edin Xheko.
Mirëpo edhe përkundër gjithë kësaj situate, trajneri portugez i Romës i pyetur nga gazetarët lidhur me ngjarjen në fjalë, refuzoi të përgjigjej.
Ndërkohë, sipas “LaGazzettadelloSport”, Roma është e gatshme ta shesë 34 vjeçarin dhe do ta ofrojë atë tek Interi si shkëmbim për të marrë mesfushorin, Kristian Eriksen, për të cilin tashmë disa kohë flitet se do largohet nga “Xhuzepe Meaca”.
Sipas artikullit, “Ujqërit” kanë bërë lëvizjen e tyre në këtë aspekt dhe tani pritet përgjigja e Suningut, dhe se Roma është dakord për ta lejuar sulmuesin boshnjak të bashkohet me “zikaltërit”, të cilën e kërkonin vite më parë.