Renova edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese ka shënuar fitore, teksa sot në Ohër mundi ekipin serb të Jagodinës me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Remzifail Selmani hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke kaluar në epërsi Renovën që në fazën e hershme, ndërsa mysafirët u kundërpërgjigjën që në pjesën e parë, duke barazuar shifrat në 1:1.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në pjesën e dytë Renova golin e fitores e gjeti me anë të koumbianit, Xhon Edy Mena Perez.
Kujtojmë Renova në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar në Tetovë kishte mundur Dritën e Bogovinës me shifrat 4:0, ndërsa ndeshjen e rradhës kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror do ta zhvillojnë me 27 janar kundër Rabotniçkit.