Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ishte protagonist në triumfin 2:1 të ekipit të tij Rexhiana përballë Vinçencës në kuadër të javës së 19-të në Serie B.
Në minutën e 18-të, Ajeti goditi saktë me kokë brenda zonës, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Ky ishte goli i parë në Serinë B për futbollistin shqiptarë, i cili shumë shpejtë është shndërruar në një nga futbollistët kryesor te skuadra e tij.
Rexhiana dyfishoi shifrat në minutën e 75-të me anë të Muratores, ndërkohë që Zonta ngushtoi diferencën në sekondat e fundit për miqtë e Vinçencës.
Me këtë fitore skuadra e Ajetit i dha fund serisë prej 8 ndeshjeve pa fitore, ku kishte regjistruar 7 disfata dhe vetëm 1 barazim.
Për Rexhianën ishte kjo fitorja e 5-të sezonale, pas së cilës kjo skuadër renditet në pozitën e 16-të me 18 pikë të tubuara, ndërkohë Vinçenca me 21 pikë mban pozitën e 12-të.