Prishtina e Zekirja Ramadanit ka fituar trofeun e SuperKupës së Kosovës për edicionin 2019/2020, që ishte shtyrë për shkak pandemisë Covid 19, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje për herë të parë në historinë e futbollit kosovar u zhvillua jashtë kufujve “dardan”, në Turqi, aty ku Prishtina shënoi fitore 3:1 përballë Dritës së Ardian Nuhiut.
Doli të jetë kjo një super ndeshje, që u drejtua nga arbitër turq, derisa si duket Prishtina më shumë e dëshironte fitoren, të cilën e paralajmëroi që në mintën e dytë falë golit të Qëndrim Zybas. Kundërpërgjigjja nga ana e gjilanasve erdhi vetëm dy minuta më vonë, kur Kastriot Rexha nga afërsia shënoi për 1:1, ndërkohë për epërsinë e Prishtinës që në pjesën e parë, u përkujdes Besnik Krasniqi, që doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.
Rezultati 2:1 ishte valid deri në fund të takimit, ndërsa në momnetet kur Drita me të gjitha forcat kërkonte golin e barazimit, Prishtina me anë të Alban Shillovës në minutën e 93-të shënoi edhe golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi.
Ishte ky trofeu i parë për Zekirja Ramadanin me Prishtinën, skuadër kjo që siguroi edhe trofeun e 10-të të SuperKupës së Kosovës, më shumë se çdo skuadër tjetër. (infOSport.mk)