SStefan El Sharavi sërish do të luaj në Serie A, por me shumë gjasa jo te Milani. “Faraoni” pasi ka prishur kontratën me skuadrën kineze të Shanghai Shenhua pritet të nënshkruajë me Romën, nga e cila skuadër verën e vitit 2019-të ishte larguar drejt futbollit kinez.
Atje Sharavi nuk arriti që të shkëlqejë, kjo edhe për arsye të pandemisë, mirëpo i njëjti beson se te Roma do të ringjallet sërish se do ndihmojë ish klubin e tij për të arritur objektivin e sezonit 2020/2021, e që është së paku një vend i siguruar për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Nëse tamponët japin dritën jeshile, ish sulmuesi i Milanit gjatë ditës së sotme do të ju nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore dhe do të nënshkruajë një kontratë për dy vite e gjysmë me “Ujkeshën Romake”.
Ndryshe për Romën dhe Drejtorin sportiv, Tiago Pinto, ky do të ishte transferimi i dutë, pas Brajan Rejnolds nga Dallas.