Albion Ademi bënë një hap para në karrierë, transferohet në Suedi

Një ndër futbollistët më të talentuar shqiptarë, Albion Ademi, karrierën e tij ka vendosur  ta vazhdojë në Suedi, duke nënshkruar me skuadrën e Djugarden, që sezonin e kaluar e mbylli sezonin në vendin e katërt në elitën e futbollit suedez, njofton “infOSport.mk”.

Ademi, i cili shkëlqeu me skuadrën e Mariehamn në Finlandë, këtë edicion duke shënuar 14 gola, kishte tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura europiane, mirëpo i njëjti në konsultim me familjen dhe menaxherin e tij, vendosën që ti thonë “PO” ofertës së skuadrës suedeze.

Ndryshe për shërbimet e 21-vjeçarit Ademi, që mbron edhe ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë, interesoheshin edhe skuadra si Bazeli, Trabzonspori dhe AZ Alkmari.

Djurgarden do të jetë skuadra e 5-të në karrierën e tij dhe e para jashtë kufijve të Finlandës, aty ku kishte luajtur me ekipe si TPS, FC Inter, Kemi Kings dhe Mariehamn. Pikërisht te këta të fundit, Ademi kishte shkëlyqer më së shumti, duke shënuar 14 gola në 26 ndeshje, ndërsa me Inter Turku në 53 ndeshje kishte realizuar 13 gola. Ndryshe në elitën e futbollit finlandez, Albion Ademi ka regjistruar 74 ndeshje dhe 21 gola të shënuar. (infOSport.mk)

Leave a Reply