Dembo Darbo prej sot edhe zyrtarisht do të luaj në kampionatin më të fortë të Bjellorusisë. Pas bisedimeve të gjata dhe intensive, kryesia e FC Shkupit ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Shakhtyor Soligorsk, ndërsa në transferimin e Dembos rol të rëndësishëm kishte edhe menaxheri Florin Biba.
Të kujtojmë se Dembo erdhi te FC Shkupi me 9 gusht të vitit 2019, nga skuadra e ASEC Ndiambour, duke u bërë futbollisti më i rëndësishëm gjatë këtij sezoni në kampionat, pasi shënoi 16 gola në kuadër të Ligës së Parë, dy të tjerë në Kupën e Maqedonisë së Veriut dhe një në ndeshjen e Liga Europa, duke ndihmuar klubin që të ndalet në pozitën e dytë në renditje me 33 pikë.
Me këtë rast, skuadra e FC Shkupit dhe i gjithë stafi, publikisht falënderojnë futbollistin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe deri sa mbajti veshë fanellën e klubit, për golat dhe emocionet që i dha edhe publikut si dhe ndihmën klubit për të qenë në mesin e pretendentëve për titullin kampion.