Dembo Darboe prezantohet te Shakhtar Soligorsk, ja sa të holla përfitoi Shkupi nga shitja e tij

Dembo Darboe sot edhe zyrtarisht është prezantuar me fanellën e skuadrës kampione të Bjellorusisë, Shakhtar Soligorsk, njofton “infOSport.mk”. FC Shkupi dhe klubi bjellorus kanë gjetur dakordësinë nën ndërmjetësimin e menaxherit shqiptarë, Florin Biba dhe 22-vjeçari arrin të bëjë një hap mjaft cilësor në karrierë, duke firmosur një kontratë ndjeshëm më të pasur për një nga skuadrat më të mira në Bjellorusi.

FC Shkupi nga shitja e Darboe ka përfituar thuajse 1 milionë dollarë, që do e ndihmojnë shumë skuadrën nga Çairi në këtë krizë pandemie.

Sulmuesi nga Gambia ishte një nga më të mirët në futbollin tonë vendor. Edhe pse i njëjti nuk shkëlqeu në sezonin e tij të parë me fanellën e FC Shkupit, kur në 23 ndeshje regjistroi vetëm 2 gola dhe 3 asiste, i njëjti eksplodoi edicionin aktual, kë në 18 ndeshje arriti që të shënojë 16 gola, duke qenë njëherit edhe goleadori më i mirë në stinorin vjeshtorë, para Besart Ibraimit të Shkëndijës.

Leave a Reply