Sulmuesi holandez, Robin Van Persi është pranë rikthimit në Premierligë, njoftojnë mediat angleze, përcjellë “infOSport.mk”.
Ish futbollisti i Arsenalit dhe Mançester Junajtedit edhe pse ende është nën kontratë me skuadrën turke të Fenerbahçes, dëshiron të largohet nga kjo skuadër dhe të rikthehet në Angli, aty ku edhe kishte klumin e karrierës së tij.
Trajneri i ri i Kristal Pallas, Frank De Bur, thuhet se ka shprehur interesim për shërbimet e 33-vjeçarit, i cili në dy edicionet e fundit me fanellën e Fenerbahçes kishte realizuar 36 gola.
Van Persi edhe gjatë verës së kaluar lidheshe me një rikthim në Premierligë, pas interesimit të skuadrave si Stouk Siti, Uest Ham dhe Midëlzbrou, mirëpo deri te realizimi i një transferimi të tillë nuk ndodhi.
Mbetet të shohim se çfarë do të ndodh këtë verë dhe nëse Van Persi sërish do të rikthehet në Premierligë, pas dy viteve, kur për herë të fundit ishte pjesë e Mançester Junajtedit.
Van Persi në Premierligë ka zhvilluar plotë 280 ndeshje, duke realizuar edhe 144 gola, 96 prej të cilëve me fanellën e Arsenalit.