Muarem Muarem përforcon ekipin ambicioz të Bregallnicës!

Bregallnica edhe njëherë tjetër ka dëshmuar ambiciet e saja të larta, teksa një gjë të tillë sot dëshmoi me transferimin e futbollistit të Rabotniçkit, Muarem Muarem, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani me skuadrën nga Shtipi ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.

Muarem Muarem është një emër i njohur për futbollin tonë vendor, teksa ka veshur fanellën e skuadrave më të njohura në vend, si Teteks, Rabotniçki, Shkupi, ndërsa gjithashtu ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare duke luajtur në Turqi me Orduspor dhe Eskishehirspor, në Shqipëri me Flamurtarin, në Kazakistan me Aktoben dhe në Azerbejxhan me Karabahun. Pikërisht te kjo skuadër ai kishte kaluar momentet e tij më të mira të karrierës, duke u shpallur plotë 4 herë kampion, ndërsa gjithashtu njëherë kishte fituar edhe trofeun e Kupës së Azerbejxhanit.

Me Karabah, Muarem Muarem kishte zhvilluar 159 ndeshje, duke realizuar 30 gola, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti numëron edhe 7 paraqitje me përfaqësuesen A të Maqedonisë, transmeton “infOSport.mk”.

Muarem Muarem pritet të jetë një lider në mesfushën e Bregallnicës, ku do bëjë dallimin, por njëkohësisht do të ndihmojë këtë skuadër që të rikthehet në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply