Arbër Shala i Renovës gjen skuadrën e tij të re

Arbër Shala, i cili javë më parë u nda me ekipin e Renovës shumë shpejt ka gjetur skuadrtën e tij të re. Mbrojtësi i krahut të majtë ka vendosur që ti bashkohet Ballkanit nga Suhareka, një ndër skuadrave më të mira në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti me origjinë nga Rahoveci ka udhëtuar me ekipin e tij të ri drejt Antalyas në Turqi, aty ku Ballkani nën drejtimin e trajnerit Blendi Shkëmbi po zhvillon fazën e dytë të përgartitjeve në prag të stinorit pranveror.

Shala në këtë mënyrë rikthehet në vendlindjen e tij, ndërsa ekskluzivisht për “infOSport.mk”, tregoi edhe arsyet e ndarjes me Renovën.

“Me Renovën jam nda për shkaqe personale, pra që kanë të bëjnë me familjen” – u shpreh shkurt Shala për portalin tonë, për të cilin në mënyrë ekskluzive njoftoi edhe marrëveshjen e arritur me Ballkanin, me të cilën skuadër tashmë disa ditë po qëndron në tokën turke.

Ndryshe Shala te Renova erdhi gushtin e vitit 2020 nga ekipi i Dukagjinit, ndërsa në Kosovës ai gjithashtu ka luajtur edhe me Lirinë e Prizrenit, Dritën, Gjilanin dhe Hajvalinë, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe në Shqipëri me Laçin dhe Kamzën.

Te Renova, Shala ishte një ndër futbollistët më standard, duke luajtur në 13 ndeshje, ku regjistroi dy asiste dhe një super gol në ndeshjen kundër FC Shkupit.

Leave a Reply