Bellasica ka arritur të bëjë për vete talentin shqiptarë nga Shkupi, Besar Guxhufi, i cili te skuadra nga Strumica vjen nga rradhët e Vardarit, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një talent vetëm 16-vjeçar, i cili luan edhe me ekipin U17 të Maqedonisës, ndërsa te skuadra nga Strumica vjen me parapëlqimin e trajnerit Gjore Jovanovski, i cili në pranverë do të bëjë çmos për të shpëtuar nga rënia në Ligën e Dytë skuadrën e Bellasicës, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e fundit me vetëm 9 pikë të tubuara, plotë 13 pikë larg skuadrës së 8-të në tabelë, Sileksit.
Ndryshe, përveç talentit shqiptarë, Bellasica ka angazhuar edhe Oliver Peev, Benjamin Demir, Aleksandar Vuliç, Strahinja Shevo, Davor Avramoviq dhe Milenko Mijatoviç.
Bellasica tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror nën drejtimin e trajnerit Gjore Jovanovski, i cili debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me skuadrën e njohur nga Strumica do ta ketë me 14 shkurt kundër Renovës në Tetovë.