Kadriu kërkon fitore në debutimin e tij me Rabotniçkin në Evropë

Njëri prej futbollistëve të ri të Rabotniçkit, Florian Kadriu sonte do ta luaj ndeshjen e parë zyrtare me skuadrën e tij të re ndaj Tre Penes në eliminatoret e Liga Evropës. Ai pret një debutim me fitore, që të shënojë një start të mirë aventurës së tij me “romantikët”.

“Për mua është ndeshja e parë me klubin e Rabotniçkit që do të luaj në Liga Evropa. Shpresoj në debutim të mirë dhe rezultat pozitiv. Jemi të përgatitur maksimalisht dhe e kemi analizuar mirë Tre Penen dhe jemi të gatshëmpër sfidën e sotme”, – është shprehur për “InfOSport.mk”, Florian Kadriu.

FLORIAN KADRIU I BASHKOHET RABOTNIÇKIT

Kadriu te Rabotniçki erdhi këtë verë nga FC Shkupi,  ndërsa shënoi edhe një gol në ndeshjen miqësore ndaj Skenderbeut të Shqipërisë.

Kujtojmë që ndeshja Tre Pene-Rabotniçki do të luhet sonte me fillim nga ora 20:30.

FLORIAN KADRIU DEBUTON ME GOL TE RABOTNIÇKI, I SHËNON SKËNDERBEUT

Leave a Reply