Futsal Shkupi sot zhvillon një ndër ndeshjet më të rëndësishme në histori, ndërsa kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit që me një premio të majme për kushtet e futsalit të motivojnë lojtarët e tyre.
Siç mëson “infOSport.mk”, që ndodhet në Zaprozhje të Ukrainës, plotë 10 mijë euro do ndajnë lojtarët e Futsal Shkupit, në rast se kalojnë kundërshtarin e sotëm MFC Kherson dhe arrijnë të kualifikohen për në ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja MFC Kherson – Futsal Shkupi starton në ora 13:00.