MFC Kherson – Futsal Shkupi, ja kë shohin bastoret favorit në këtë ndeshje

Futsal Shkupi sot zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori, teksa në kuadër të 1/16 së finales do të përballen me kampionët e Ukrainës, MFC Kherson, njofton “infOSport.mk”. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Zaporozhje të Ukrainës, ndërsa bastoret e ndryshme europiane skuadrën e MFC Kherson e shohin si favoritë absolut.

1.14 përllogaritet fitorja e skuadrës ukrainase, ndërkohë fitorja e Futsal Shkupit kuotohet me koeficinetin 8.50. Me po të njëjtin koeficient vlerësohet edhe një barazim në këtë takim, i cili starton në ora 13:00 sipas kohës lokale në vendin tonë.

Leave a Reply