Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova, Nedim Bajrami ditë më parë rrëmbeu opinionin sportiv me dy golat e shënuar për Empolin në sfidën e Kupës së Italisë ndaj gjigandëve të Napolit. 21 vjeçari Bajrami si shumica e shqiptarëve të tjerë shumë vite më parë me familjen e tij kishte emigruar në Zvicër, aty ku edhe fitoi emër.
Që në moshën 17-vjeçare i njëjti debutuar në Superligën e Zvicrës me ekipin e Grashopers. Bajrami ka kaluar në të gjitha kombëtaret e moshave te Zvicra, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e ‘helvetëve’ në kualifikueset e kampionatit Europian U21 së bashku me Andi Zeqirin dhe Bastien Tomën.
Tetovari ka menaxher vëllain e Xherdan Shaqirit, Erdinin, teksa është në pronësi të Juventusit dhe luan si i huazuar te Empoli.
Mësohet se Bajrami pak muaj më parë e ka refuzuar ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë, teksa dëshiron t’i përkushtohet Zvicrës, që i ka dhënë shumë.