Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lindon Selahi, ka vendosur të ndryshojë skuadër, mirëpo jo edhe kampionat. Mesfushori 21-vjeçar me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë është larguar nga Tuente, për të kaluar në formën e huazimit te Vilhemi deri në fund të sezonit, njofton “infOSport.mk”.
Selahi e ndoqi nga afër ndeshjen e skuadrës së tij të re, Vilem II, ditën e djeshme ndaj Groningenit, ku u mposhtën me rezultatin 2:3, teksa ditën e sotme iu nënshtrua vizitave mjekësore të cilat i kaloi me sukses.
See you on Sunday ⚡️#WelkomLindon #RKCWIL pic.twitter.com/gSWa29KHH2
— Willem II (@WillemII) January 15, 2021
Selahi luajti thuajse në të gjitha ndeshjet për Tuenten në sezonin e kaluar, por këtë sezon, ka hasur vështirësi të mëdha, pasi trajneri i ri që mori drejtimin e ekipit, e aktivizoi atë në vetëm 5 ndeshje kampionale dhe një në kuadër të Kupës, edhe atë që në të gjitha si zëvendësues.
Për këtë arsye, futbollisti i Kombëtares vendosi të ndryshojë ekip, për të kaluar te skuadra e Vilem II, që gjithashtu garon në mesin e më të mirëve në futbollin holandez, aty ku Selahi numëron 30 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.
Kujtojmë, Selahi pjesë e Tuentes është që nga vera e vitit 2019-të, ndërsa kontrata aktuale i skadon qershorin e këtij viti. Ndryshe kumanovari 21-vjeçar me ekipin e Kombëtares së Shqipërisë ka zhvilluar 4 ndeshje, që nga debutimi i tij me 14 tetor të vitit 2019-të kundër Moldavisë. (infOSport.mk)