Skuadra e Prishtinës ka vijuar edhe sot përgatitjet në Bërnicë, para udhëtimit në Turqi.
Klubi i Prishtinës vijon përgatitjet për gjysmësezonin pranveror, ndërsa në seancën e sotme ka tërhequr vëmendje një moment qesharak me mbrojtësin Gledi Mici.
“Gazetasheshi” ka publikuar lajmin, kur mbrojtës i prishtanasve, ka bërë një “gafë”.
Mbrojtësi shihet teksa stërvitet me rekuizita të dy klubeve me traditë në futbollin shqiptar. Ai ka të veshur lartë rekuizitën e klubit të Prishtinës, kurse “shorcet” i ka të klubit të Shkëndijës.