Skuadra e Rabotniçkit ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Seravale” të San Marinos para ndeshjes që sonte do ta luaj ndaj Tre Penes në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Liga Evropa.
Shefi i stafit teknik, Viktor Trenevski realizoi një stërvitje realaksuese futbollistëve të tij, të cilët kishin mundësi që ta njohin më afër me ambientin e stadiumit ku do ta zhvillojnë ndeshjen.
Takimi Tre Pene-Rabotniçki do të luhet sonte nga ora 20:30, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet me 6 korrik në Shkup.