Skënderbeu bënë 4 goditje në një ditë, transferon edhe talentin e Shkëndijës!

kënderbeu gjatë ditës së djeshme i është hapur merkatoja nga FIFA, ndërsa drejtuesit e saj menjëherë kanë vendosur që të prezantojnë katër afrimet e para në merkaton e janarit, njofton “infOSport.mk”.

Një nga afrimet e fundit të skuadrës korçare është edhe talenti kosovar i Shkëndijës, Leard Sadriu. Në faqen e tyre nga klubi i Skënderbuet e kanë paralajmëruar si përforcim 19-vjeçarin Sadriu, i cili njëherit është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës.

Deri më tani nuk ka asnjë lajm nga tabori i Shkëndijës, nëse Sadriu është huazuar, apo edhe shitur përfundimishte te Skënderbeu, skuadër kjo që përveç tij gjithashtu prezantoi edhe Vangjel Zguro, qendërmbrojtësin 21-vjeçarm Agbodzie Abbey si dhe mesfushorin 18-vjeçar, Melos Bajrami.

Që të gjithë gjatë ditës së djeshme dolën menjëherë në stërvitje me Skënderbeun, skuadër kjo që në pranverë d oë të luftojë për mbijetesë.

Leave a Reply