Sulmuesi nga Shkupi, Sunaj Hasan ka ndërprerë përfundimisht aventurën e tij me skuadrën e Arbërisë që garon në Supërligën e Kosovës. Hasan te skuadra kosovar u transferua gjatë verës, ndërsa pas 6 muajve qëndrim, ka ndërprerë kontratën dhe sot edhe zyrtarisht është larguar nga Arbëria.
Vet sulmuesi shkupjan ka njoftuar në faqen e tij në fejsbuk për ndarjen me klubin Arbëria, duke i falenderuar bashkëlojtarët dhe tifozët e klubit për përkrahjen që ja kanë dhënë këto 6 muaj sa ishte pjesë e tyre.
Mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i radhës i sulmuesit shkupjan.