Pas mbrojtësit Abdurrahman Fangaj dhe sulmuesit Albion Avdijaj, Vllaznia ka prezantuar sot një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin Salim Cise.
Lojtari nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri. Klubi shkodran komunikoi në një njoftim të fundit se stafi teknik i Vllaznisë do të vendosë më tej nëse 28-vjeçari do t’i bashkohet zyrtarisht Vllaznisë.
Me afrimin e tij, Vllaznia synon të krijojë një repart sulmues të frikshëm dhe të kompletuar për të siguruar titullin kampion.
Gjatë karrierës së tij, Cise ka qenë pjesë Sporting Lisbonës B, ndërsa ka realizuar 2 gola dhe 3 asiste në 6 ndeshje të Liga Europës.
Njoftimi i Vllaznisë
Sulmuesi Salim Cisse, 1.85 i gjatë, nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të jetë përforcim i rradhës për kuqeblutë. Karriera e tij ka filluar në Portugali duke luajtur për Akademia de Combra në Premier Lige ku në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola duke shënuar dy herë edhe në ndeshjet e Europa Leagues dhe më vonë karriera e tij do të vazhdonte në klubin e Sporting Lisbones.
Lojtari ka provuar të luajë edhe në Rumani dhe së fundmi në ekipin grek të AO Egaleos. Cisse pritet të vihet menjëherë nën urdhërat e trainerit Brdariç i cili së bashku me stafin e tij teknik do të vlerësojnë në lidhje me vazhdimësinë e këtij lojtari tek Vllaznia.