Mesfushori shqiptar Kamer Qaka me shumë gjasa do t’i bashkohet ekipit zviceran të Sionit. Mesfushori i Kongsvingerit pëlqehet nga trajneri i Sionit, Fabio Groso, një ish kampion Bote me Italinë, ndërsa raportohet se 25-vjeçari dhe menaxheri i tij po udhëtojnë drejt Zvicrës për të finalizuar transferimin.
“Tuttomercattoëeb” shkruan se marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe Qaka do të prezantohet së shpejti në ekipin e ri.
Gjatë karrierës, Qaka ka luajtur në Norvegji dhe Rumani me klubet: Honefos, Raufos, Poli Iasi, Steaua Bukuresht, Kraiovan, etj. Me kombëtaren e Shqipërisë, ai është aktivizuar në 4 ndeshje.