Zymer Bytyqi ka shkëlqyer në ndeshjen debutuese me fanellën e Konyaspor. 24 vjeçari u transferua më herët gjatë muajit nga skuadra norvegjeze e Viking, dhe ka arritur menjëherë të bëjë dallimin për skuadrën e re, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse skuadra e tij humbi, ai regjistroi një paraqitje të mirë, teksa vetëm 10 minuta pas inkuadrimit të tij, dhuroi një asistim në minutën e 84′ për Jevtoviç.
Paraprakisht ishte sulmuesi shkupjan, Erdon Daci që u kanos, mirëpo goditja e tij u devijua në rivënie nga këndi nga mbrojtësit e Karagumruk. Në vazhdim të aksionit, Bytyqi nga e majta asistoi mjaft mirë në zonën kundërshtare, ndërsa Jevtoviç me kokë shënoi golin e vetëm për Konjaspor në këtë ndeshje në minutën e 85-të.
Sokol Cikalleshi ishte i vetmi titullarë në këtë ndeshje te Konjaspor, ndërsa Erdon Daci (56’) dhe Zymer Bytyqi (75’) në lojë u inkuadruan nga bankina.