Sileksi ka reaguar shumë shpejtë në merkato, teksa pas largimit të Hristijan Grozdanoskit, ka arritur akordin me mbrojtësin, Jordan Serafimovski,njofton “infOSport.mk”. 29-vjeçari Serafimovski në Kratovë vjen nga rradhët e Bellasicës, pjesë e së cilës skuadër ishte që nga vera e vitit 2015-të, ndërsa gjatë karrierës së tij i njëjti kishte mbajtur veshur edhe fanellën e skuadrës së Tiverijës.
Serafimovski përforcon repartin mbrojtës të skuadrës nga Kratova, nga e cila skuadër përveç Grozdanoskit, u largua edhe mbrojtësi Andrej Kirovski. Që të dy iu bashkuan skuadrës së Rabotniçkit.
Sileksi deri me datë 18 janar do të zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve në Kratovë, që më pas të transferohet në Antalia të Turqisë, aty ku do të qëndrojë deri me datë 1 shkurt dhe do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.